Në kohët e fundit jeni ndjerë të lodhur dhe pa dëshirë për të bërë aktivitete të ndryshme mund të keni mungesë të vitaminës b12 ose të hekurit në gjakun tuaj. Përpara se të shkoni te mjeku shihni simptomat që mungesa e tyre mund t’ju japi:

Keni frymëmarrje shpesh herë ose ndiheni të trullosur. Ndër shenjat karakteristike të kësaj sëmundjeje pohohet të jetë zbehja e lëkurës. Kështu, nëse një person është i prekur nga anemia, manifeston zbehje të lëkurës, skuqje jo normale të buzëve dhe çarje të tyre, rrahje të shpeshta të zemrës, si dhe humbje të përqendrimit.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shenja të tjera që e shoqërojnë sëmundjen janë edhe: gjendja e irritimit që pacienti tregon, shfaq lodhje fizike, marrje mendsh dhe rrahje të shpejta të zemrës. Ka edhe shenja, apo simptoma të tjera, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar që në fazat fillestare, pasi nuk janë të dukshme.

Ndjeheni të dobët dhe të lodhur – Simptoma e parë dhe më e zakonshme e anemisë, e shkaktuar nga mungesa e hekurit është lodhja. Duke qenë se trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, ai nuk arrin t’i absorbojë siç duhet lëndët ushqyese për t’i kthyer ato në energji. Pa energji ju do të ndiheni të lodhur.

Lexo po ashtu:  Rusia njofton se ka gjetur kurën ndaj Covid-19

Keni një dëshirë të madhe për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin – Njerëzit anemikë mund të preken nga sindroma e quajtur pica, që shkakton dëshirë të çuditshme për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin, si dhe, argjilë, akull etj. Studime të ndryshme kanë treguar se dëshira mund të largohet nëse pacientët marrin mjaftueshëm hekur.

Rrahjet e zemrës janë të parregullta – Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodh kur krupi përpiqet të kompensojë mungesën e energjisë. Kjo është një mënyrë e trupit për të qarkulluar sa më shpejt gjakun në mënyrë që të harxhojë sa më pak hemoglobinë.

Keni dhimbje në gjoks – Zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë, dhe në rastet kur nuk ka mjaftueshëm hemoglobinë dhe oksigjen, indet e zemrës do të veprojnë sikur keni probleme me rrjedhjen e gjakut. Në shumicën e rasteve anemia mund të shkaktojë infarkt miokardiak, njohur ndryshe si sulmi në zemër.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  VIDEO/ Si hyn “vrasësi” në qelizat e mushkërive dhe si mund të ndalet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *