Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Lexo po ashtu:  Çfarë është L-carnitine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *