Në konferencën e 23-të Ndërkombëtare kundër AIDS u prezatua rasti i një pacienti nga San Paolo e Brazilit i cili nuk kishte asnjë shenjë të HIV më shumë se 1 vit pasi kishte përfunduar terapinë. Pacienti është një 36-vjeçar për të cilin u tha se mbaroi një terapi anti-retrovirale në mars 2019. Megjithatë lajmi ngriti dyshime të shumta në komunitetin shkencor. Për më tepër, të dhënat janë paraprake edhe për shkak se nga 5 personat që morën trajtimin, vetëm 1 thuhet se është shëruar.

Jürgen Rockstroh, profesor dhe doktor i mjekësisë në Bon të Gjermanisë tha se “këto janë gjetje emocionuese, por ato janë shumë të parakohshme”. Sipas tij “kjo i ndodhi vetëm një personi dhe vetëm një personi, por nuk pati sukses në 4 të tjerë duke marrë të njëjtin trajtim”.

Nëse çështja do të vërtetohej, do të ishte një zbulim monumental. Sidoqoftë, shkencëtarët brazilianë thonë se rezultatet nuk janë konfirmuar ende dhe testimi po vazhdon.

Në këtë konferencë u prezantuan edhe rastet e 2 pacientëve me HIV në Londër dhe Berlin të cilët iu nënshtruan një operacioni të rrezikshëm duke bërë transplantin e palcës të cilën e morën nga një donator veçantë i cili u zbulua se kishte imunitet natyror ndaj HIV.

Lexo po ashtu:  7 super ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

Por edhe kjo procedurë është ende e pasigurt dhe mund të çojë në humbjen e jetës së pacientit pasi ndodh që trupi i pacientit e refuzon transplantin. Deri tani janë zbuluar disa antiviralë që e dobësojnë virusin HIV, por jo që ta eliminojnë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *