Dashuria për Milan nuk i është larguar kurrë e nuk ka rëndësi nëse kanë kaluar vite e se nga fusha ka kaluar në pankinë. Andriy Shevchenko vazhdon të imagjinojë veten kuqezi: “Do të jetë gjithnjë mendimi im i parë të kthehem tek Milan për të kërkuar të jem trajneri i skuadrës – i ka thënë ukrainasi gazetarit Carlo Pellegatti në direkt në Instagram -. Milan është brenda zemrës sime, dua shumë tifozët e më pëlqen që një ditë të stërvis aty. Të shohim kur do të jetë”.

Sheva e pankina e Milan, është një lojë e hapur. Ai pas të tjerëve ish-shokë të skuadrës, nga Seedorf tek Inzaghi deri tek Brocchi e Gattuso, kërkon të marrë drejtimin e skuadrës së zemrës. Në fakt, të gjithë, ndoshta përvec Rinos, ishin viktimë të një dështimi të lajmëruar. “Milan sot – shpjegon ish-sulmuesi kuqezi duke iu referuar inatit të Maldinit me Rangnick, kandidati numër një për rolin e trajnerit kuqezi – duhet të përpiqet të përfundojë sa më mirë mundet sezonin. Duhet të japin të gjithë maksimumin për të mbyllur mirë sezonin. Pastaj do të shihet cfarë do të ndodhë e cfarë të ardhme do të kenë kuqezinjtë”.

Lexo po ashtu:  Interi në janar do të transferojë Gervinhon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *