Është përkthyer edhe në gjuhën shqipe libri “Shitësi i këpucëve” që shpalosë kujtimet e krijuesit të kompanisë “Nike” Phil Knight.

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi.

Lexo po ashtu:  Thëniet më të bukura Tartare: «Politikanët që ankohen nga media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.«

Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe. Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese.

Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-tranjerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Boëerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.

Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuse dhe transformuese e sporteve, krijuan një band dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka./

Lexo po ashtu:  134 vite më parë/ Statuja e cila iu kishte bërë dhuratë amerikanëve dikur, sot është simbol i lirisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *