Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.
Ky ishte një lajm shumë i trishtë për të gjithë fansat e tij dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e tij, ata kanë vendosur që vlerësojnë gjërat materiale që ai ka lënë pas.

Kështu ka ndodhur me unazën e tij të famshme me ar dhe diamant.

Kjo unazë, e cila përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh është shitur në ankand për 206.000 dollarë.
Ankandi i cili u organizua nga “Goldin Auctions” të dielën, në fillim filloi me shifrën prej 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale.

Ajo ishte një prej dy unazave identike që basketbollisti i ndjerë ua kishte dhuruar prindërve të tij, Pamela dhe Joe “Jellybean” Bryant, për ta nderuar suksesin me Los Angeles Lakers në sezonin “1999-2000”.

Lexo po ashtu:  Arthur bindet: Juventus bëhet gati për shkëmbimin me Barcelonën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *