Dhimbja e madhe e kokës tek një person ndonjëherë duket që nuk do pushojë asnjëherë. Kjo ndjenjë të jep një ndjenjë të rreme që truri është duke dalur jashtë, andaj ju duket që është më mirë të mbani kokën me duart e juaja.

Në mënyrë interesante truri nuk ndien dhimbjen e njejtë sikur lëkura apo organet tjera. Pasi që truri është i mbyllur në një mbrojtëse të fortë, ajo nuk është zhvilluar të përgjigjet ndaj prekjes apo presionit sikur organet tjera që janë më të ekspozuara. Në fakt, një kirurg mund të prejë indin e trurit të një personi, pa u ndjerë fare nga ky i fundit.

Dhimbja në kokë ndodh si shkak i aktivizmit të irritimit të strukturave që ndjejnë dhimbjen siç janë lëkura, eshtratë, sinusat, venat e gjakut apo muskujt.

Kur një person ka tumor në tru, dhimbja është ndër simptomat e fundit që ndienë ai. Kjo pasi që tumoret e trurit shkaktojnë dhimbje vetëm kur rriten dhe bëhen më të mëdha.

Lexo po ashtu:  Frutat më të shëndetshëm që rekomandohet t’i hani

Problemet me qafë gjithashtu rezultojnë në dhimbje të kokës. Dhimbja në qafë dhe në pjesën e pasme të kokës gjithmojnë përçojnë dhimbje në pjesën e lartme të kokës dhe në sy.

Infeksioni në sinus apo inflamacioni, është një arsye tjetër e dhimbjeve të kokës. Edhe pse kjo është pak më e rralë. Diku 98% e njerëzve e njerëzve besohet që kanë pasur dhimbje në sinus kur në fakt kishin migrenë.

Dhimbja më kronike në kokë është migrena dhe llojet e tensioneve. Një migrenë është dhimbje e kohë pas kohëshme, zakonisht ndodh diku njëherë në muaj apo dy herë në jave, varësisht. Dhimbja mund të zgjatë deri në 12 orë. Migrena shpesh përjetohet si vetëm në një anë, dhe mund të lidhet me marramendje dhe ndjeshmëri ndaj dritave.

Dhimbjet e kokës që janë si pasojë e tensionit, ndodhin më shpesh, dhe dhimbja është një presion në të dyja anët e kokës që limiton aktivitetet. Kjo ndonjëherë zgjatë për disa ditë me rradhë.

Lexo po ashtu:  Alarm nga shpërthimi i dytë/ “Nëse dikush refuzon vaksinën…”, ç’thotë eksperti amerikan

Shkaktarët e këtyre dy lloje të dhimbjeve të kokës janë ndërrimet hormonale, mungesa e gjumit apo stresi.

Edhe pse shumica e dhimbjeve të kokës nuk janë shkaktuar nga sëmundje serioze, një ndërrim i ndjeshëm në dhimbje të kokës, një mungesë e efektit të terapisë, apo zhvillimi i dhimbjeve të reja shëndetësore si shtesë ndaj dhimbjeve të kokës duhet që të përcillet me një vizitë tek mjeku.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *