Ministria e Punëve të Jashtme në dakordim me Presidencën e Kosovës ka shkarkuar 13 ambasadorë. Tashmë dekretet për shkarkimet e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë janë nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ministrja Donika Gërvalla ka inicuar shkarkimin e 13 ambasadorëve të Kosovës.

“Janë 13 ambasadorë që janë shkarku me kërkesën e Ministres Gërvalla. I ka nënshkruar dekretet Presidentja Osmani”.

Tashmë është bërë publike që Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Lexo po ashtu:  Arabia Saudite njofton ndërprerjen e financimit të xhamive jashtë territorit të vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *