Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-kryeministri, Albin Kurti ka reaguas pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, kritikoi ashpër partitë opozitare, ku tha se ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve.

Madje, Kurti tha se ky është sulm ndaj zgjedhjeve demokratike dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti, përcjell “MekuliPress.com”

Postimi i plotë

Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

Lexo po ashtu:  Vdes një grua serbe në veri të Kosovës, barrikaduesit serbë s’e lejuan të shkojë në spital