Gazetari e publicisti i njëanshëm, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë mund të dështohen qëllimisht që të përsëriten pas 3 muajve. Kjo, sipas tij, do të ndodhte për shkak se KQZ mund të mos e certifikojë kandidaturën e Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes. Maliqi nuk përjashton as tensionet që do të shkaktonin përkrahësit e Kurtit nëse vendimi përfundimtar i KQZ nuk do të lejonte atë të kandidojë shkaku i vendimit gjyqësor për vuajtjen e dënimit prej mbi 3 vite burg.

Faktin se që nga pavarësia asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin Maliqi e arsyeton me sistemin zgjedhor dhe vijat e kuqe të partive, që gjithnjë e më shumë mbajnë llogari për interesat partiake duke lënë anash ato shtetërore.

“Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë”, ka thënë Maliqi për KDP.

Lexo po ashtu:  Sondazhet e zgjedhjeve amerikane 2020 – Kush është përpara Trump apo Biden?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *