Ekziston një rrezik i lartë i infertilitetit për fëmijët obezë. Ata kanë një përqindje më të madhe për të qenë infertile. Por pse ndodh kjo vetëm tek fëmijët me mbipeshë?
Ekspertët kanë nxjerrë në pah një faktor të ri për rënien dramatike të pjellorisë. Ata bënë lidhjen e mbipeshës mashkullore dhe infertilitetit. Carlo Foresta, një profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e Padovës shprehet se fëmijët obezë janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh në lidhje me infertilitetin dhe hipogonadizmin. Në fakt, një mekanizëm përgjegjës për këto manifestime klinike është identifikuar një ind i dhjamit i cili është si një kurth për testosteronin (hormoni mashkullor).
Gjithnjë e më shumë të rinj obezë
Nga një shqyrtim i bërë në një popullsi prej 2,019 meshkujsh të rinj në moshën 18-20 vjeç, u konfirmuan 17 % të tyre obezë. Nëse ky trend vazhdon, së shpejti do të ketë më shumë fëmijë dhe adoleshentë obezë sesa nën peshë.
Ndikimet në sistemin riprodhues
Por ç’lidhje ka të qenit obez me sistemin riprodhues të mashkullit? Hulumtuesit vlerësuan efektet e obezitetit dhe pasojat e përgjithshme të ndryshimit të prodhimit të hormoneve.
Vlerësimet klinike të një ndryshimi të funksionit gonadal kanë treguar se në praktikë këta fëmijë i nënshtrohen një lloj transformimi fizik: një zvogëlim i ndjeshëm i vëllimit testikular në 29% të rasteve; një reduktim në gjatësinë e penisit, rreth 8 mm më pak se pesha e një njeriu normal; një reduktim prej 30% në përqendrimin e spermës në krahasim me peshën normale; një rritje në lartësi prej rreth 2 cm krahasuar me peshën normale.
Më pak testosterone në gjak
Nëpërmjet studimeve in vitro mbi qelizat e dhjamit, hulumtuesit treguan se në indet dhjamore të obezit “grumbullohen përqendrime shumë të larta të testosteronit, të cilat zbriten nga testosteroni qarkullues, duke shkaktuar kështu një rënie të përqëndrimit të këtij hormoni”. Përveç kësaj, studiuesit gjetën se në qelizat e yndyrës së djemve obezë ka një rritje të enzimës që transformon testosteronin në estrogjen (hormoni seksual femëror).