Sipas hulumtimeve shkencore, inteligjenca trashëgohet nga kromozomi X, përkatësisht kromozomi femëror. Edhe pse shumica e njerëzve besojnë se fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga të dy prindërit, ata në fakt e trashëgojnë vetëm nga nëna e tyre.

Përmes kromozomeve trashëgohet inteligjenca Falë kromozomeve marrim informacionin gjenetik nga prindërit tanë. E gjithë kjo ndodh sepse çdo person mbart një palë kromozome në çdo qelizë të trupit të tij, gratë dy kromozome X dhe burrat një kromozom X dhe një Y. Megjithatë ndodh që këto të fundit nuk punojnë në të njëjtën kohë, gjenet e nënës kanë çaktivizuar ato atërore dhe anasjelltas.

EksperimentiTestet e kryera në laborator, në minj të modifikuar gjenetikisht, kanë treguar se embrionet që kanë një sasi më të madhe të kromozomeve të nënës kanë një kafkë më të zhvilluar se pjesa tjetër e trupit. Përkundrazi, ata që kanë më shumë kromozome atërore kanë një trup të zhvilluar mirë dhe një kokë të vogël. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat me gjenet e shumta atërore janë akumuluar në zonën e trurit që kanë të bëjnë me fuqinë, mbijetesën dhe gjininë, ndërsa qelizat me origjinë amtare akumulohen në fushën e zhvillimit të gjuhës, inteligjencës, mendimit dhe planifikimit. Me fjalë të tjera, inteligjenca trashëgohet nga nëna dhe emocionet nga babai.

Lexo po ashtu:  Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot hapet ekspozita e Vehbi Muratit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *