Shkencëtarët kinezë deklarojnë se varianti Sars-Cov-2 që preku në fund të vitit 2019 rajonin e Wuhanit në Kinë, është gjurmuar se ka qenë më herët në tetë vende të ndryshme në katër kontinente.
Lajmi i përcjellë prej tyre vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi burimin e koronavirusit që shkakton sëmundjen e CoVid-19. Sipas kërkuesve kinezë të publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution, kalimi i parë i virusit nga kafshët te njeriu mendohet të ketë ndodhur në nënkontinentin indian. Nga studimi ende i paredaktuar, i drejtuar nga dr. Shen Libing, rezulton se virusi që u përhap në Wuhan u verifikua se kishte qenë më herët në Australi, Bangladesh, Greqi, SHBA, Rusi, Itali, Indi dhe Republikën Çeke.

Metoda e ndjekur është ajo e numërimit të mutacioneve në çdo variant viral. Ato që kanë më shumë mutacione presupozohet se janë më të hershëm. Në këtë kuptim, vendet me diversitetin më të madh të virusit janë India dhe Bangladeshi. Mediat kineze vënë në dukje se përfundimet e nxjerra nuk kanë kaluar pa kundërshtime.

Lexo po ashtu:  PD-ja, Drejtësia dhe Vetingu në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *