Nëse jeni të mirë ndaj të tjerëve dhe jeni gjithmonë të gatshëm t’u ndihmoni, kjo nuk do të thotë aspak që do t’ju çmojnë në kopshtin e fëmijëve, në fakultet dhe në punë. Por tek fëmijët prej nëntë deri 12 vjeç këto karakteristika çmohen më së shumti.

Fëmijët e dashur dhe të sjellshëm në moshën prej nëntë deri 12 vjet, të cilët bëjnë vepra të mira për të tjerët, jo vetëm që janë më të lumtur se moshatarët vet, por edhe pjesëtarët më të dëshirueshëm apo më të kërkuar të kësaj grupmoshe. Kështu të paktën tregon hulumtimi i dr. Kristin Layous dhe kolegëve të saj nga Unievrsiteti Riverside në Kaliforni, i publikuar në PLOS ONE, transmeton Koha.net.

Autorët kanë vëzhguar sjelljen e më shumë se 400 fëmijëve në moshën prej nëntë deri 12 vjet. Sipas rastësisë i kanë ndarë në dy grupe. Në njërin kanë bërë vepra të mira, ndërsa në të dytin kanë shënuar vendet e bukura që i kanë vizituar gjatë javës. Në veprat e mira kanë numëruar për shembull “kam ndarë drekën me dikë” ose “kam përqafuar nënën sepse ka qenë në stres për shkak të punës”.

Lexo po ashtu:  Shumica e shkollave me mungesë të teksteve

Pas katër javësh fëmijët është dashur të tregojnë se sa janë të lumtur, dhe është treguar që në grupin i cili është koncentruar në vepra të mira, fëmijët kanë qenë më të lumtur. Fëmijët është dashur të shkruanin edhe me cilët moshatarë do të dëshironin të punojnë bashkë në disa detyra të shtëpisë. Fëmijët nga grupi që kanë bërë vepra të mira kanë qenë më të popullarizuarit.

Edhe në grupin tjetër ka ardhur deri te rritja e ndjenjës së lumturisë, por vetëm fëmijët nga grupi i “bamirësve” kanë fituar popullaritet në mes moshatarëve. “Shkalla më e lartë e pranimit është synim i lidhur me një varg synimesh të rëndësishme akademike dhe shoqërore, ndërsa me këtë reduktohet edhe mundësia qe të bëheni viktimë e ndonjë fëmije ngucakeq”, kanë përfunduar ekspertët.

Këto njohuri, mësimdhënësit mund t’i përdorin gjatë orëve. “Aktivitetet e thjeshta me orientim shoqëror mund të rrisin simpatinë, që moshatarët nga ky grup kanë ndaj të tjerëve, dhe kjo ndikon dukshëm në atë se çfarë ndodhë në klasë”, thuhet në studim.

Lexo po ashtu:  Kina nuk u njeh qytetarëve të Hong-Kongut pasaportat britanike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *