Didier Raoult, virologu francez, tha se epidemia e COVID-19 po përfundon dhe, me gjithë frikën e specialistëve të tjerë, përjashtoi shfaqjen e një valë të dytë të infeksioneve.

“Ne shohim që gjërat po ngadalësohen pak kudo”, tha Raoult në një video të botuar të martën në faqen e Institutit Mesdhetar të Infeksionit në Spitalin Universitar (IHU) në Marsejë.

“Askund nuk ka një valë të dytë. Disa raste sporadike do të shfaqen këtu ose atje përfundimisht nëse dikush është super ngjitës, por e gjithë kjo nuk pasqyron më një dinamikë të epidemisë. Epidemia po mbaron”, tha ai.

Specialisti, një anëtar i këshillit shkencor që këshillon qeverinë franceze në luftën kundër pandemisë, mbështeti pohimin e tij me këtë: në Marsejë , qyteti i dytë më i populluar në Francë, të hënën kishte vetëm një rast të ri të infektimit nga një total 1200 njerëz të testuar.

Pavarësisht gjithçkaje, disa shpërthime janë raportuar ditët e fundit në Francë, ku janë regjistruar më shumë se 27,000 vdekje.

Lexo po ashtu:  SH.B.A po arrin 2.5 milion raste me koronavirus

Megjithëse numrat e epidemisë tani janë më pak alarmante në Evropë dhe vendet po heqin kufizimet, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kujtoi të hënën se “mbikëqyrja ekstreme është ende e nevojshme” pasi “gjithmonë ekziston rreziku i sëmundjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *