Gënjeshtrat që ndryshuan botën

Në vitin 1949, një nga presidentët më të dashur të Argjentinës, Huan Peron, donte që vendi i tij të bëhej një fuqi bërthamore. Për ta arritur këtë, ai punësoi dr.Ronald Rihter. Ky pretendonte të ishte një shkencëtar nazist i rangut të lartë, dhe një nga ekspertët kryesorë të botës për energjinë bërthamore.

Në fakt, ai ishte një austriak që kishte punuar vetëm për 6 muaj si teknik i shpërthimeve. Pavarësisht nga ajo, Rihter bëri sikur punoi për gati 1 vit. Kur Peron e pyeste se ku po shkonin paratë e tij dhe nëse kishte ndonjë përparim, Rihter i mburrej se nuk e kishte zgjidhur vetëm problemin e ndarjes atomike, por ai kishte arritur të pamundurën:fuzionin mekanik.

Edhe pse ky do të kishte qenë një zbulim i madh shkencor, Rihter kërkoi nga Peron që të mbante sekret detajet. Në vend të kësaj, Peroni iu mburr botës në marsin e vitit 1951.Komuniteti shkencor ishte skeptik. Për të provuar se nuk gënjente, Rihter kreu një demonstrim të shpërthimit të tij.

Lexo po ashtu:  Dante Aligeri: Poeti që shkroi ferrin dhe ngriti parajsën me vargje

Në fakt ishte një shpërthim i rremë eksplozivi TNT, që nuk bindi askënd. Shkencëtarët e njohur nazistë, si Verner Hajzenberg thanë se nuk kishin dëgjuar kurrë për Rihterin, gjë që shkaktoi nisjen e një hetimi. U zbulua se Richter nuk kishte arritur në fakt asgjë. E gjithë kjo aventurë i kishtë kushtuar Argjentinës miliona dollarë. Ushtria arrestoi Rihterin. Ndërsa pak më vonë rrëzoi nga pushteti edhe Peronin nëpërmjet një grushti shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *