Përfundimi i shkollimit primar dhe studimi në universitet mund të shtojë vite në jetën tuaj, ka treguar një hulumtim i ri.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 5,000 njerëzve amerikanë dhe zbuluan se ata që vazhdojnë ngritjet akademike priren të jetonin më gjatë.

Çdo kualifikim – siç është diploma apo përfundimi i studimeve master – shton rreth një vit dhe katër muaj në jetën e një personi.

Ekipi gjithashtu theksoi që raca dhe paratë nuk dëshmojnë se janë indikatorë të jetëgjatësisë, siç janë kualifikimet.

Sa vjet jeton një person lidhet me një listë të gjatë faktorësh, përfshirë vendin ku jeton, përkatësinë etnike dhe mundësitë e punësimit.

Studimi u realizua nën udhëheqjen e Shkollës së Mjekësisë Yale dhe Universitetit Alabama-Birmingham.

Lexo po ashtu:  10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *