Pas krizës së shkaktuar mbrëmë nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja, deputetet e partisë se udhëhequr nga Lumir Abdixhiku nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Rrjedhimisht dështimi i zgjedhjes se presidentit deri me 5 prill e çon vendin në zgjedhje.

“Situata dhe kriza në të cilën e ka futur Kurti vendin nuk i ka lënë hapësirë për këtë sepse ai e ka keqpërdorur konstruktivitetin tonë”, ka thënë ky burim i LDK-së.

Burime nga kjo parti kanë thënë se tashmë 5 deputetë të saj nuk binden në asnjë rrethanë që të marrin pjesë në seancë.

“Momentalisht kjo është situata. Nuk ka asnjë faktor që mund të ndikoje që të veprohet ndryshe”, ka thënë burimi.

Lexo po ashtu:  Kurti do të udhëheq dialogun me Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *