E dini se mënyra jonë e të shkruarit tregon shumë për atë ç’ka jemi ose mendojmë thellë brenda vetes. Sipas studimeve, shkrimi i dorës tregon qartë disa tipare të rëndësishme të personalitetit. Studiuesit kanë specifikuar 5 lloje shkrimi dhe çfarë tregojnë ato për personalitetin e njeriut.

Shkruani me shkronja të mëdha: jeni të sigurt në atë ç’ka shkruani, në të kundërtën përpiqeni të zvogëloni shkronjat nëse nuk dini përgjigjen. Ushtroni shumë presion tek stilolapsi: jeni kokëfortë, këmbëngulës dhe shumë të vendosur. Nëse shkruani në një fletë formati dhe drejtimi i shkrimi është lart: jeni shumë optimist, ndërsa kur drejtimi i shkrimit shkon poshtë, kjo do të thotë se jeni pesimist.

Lini shumë hapësira në faqe: ka dy kuptime. Nëse ju lini shumë hapësirë në anën e djathtë tuajën (nuk shfrytëzoni të gjithë rreshtin, por lini hapësirë në fund) keni frikë të ecni përpara. Nëse lini pak hapësirë në anën e djathtë dhe shumë në anën e majtë (ana nga nisni të shkruani) jeni njerëz të lidhur shumë me të shkuarën.

Lexo po ashtu:  4 shenja që ju tregojnë se jeni gati për të thënë ‘Të dua’

Shkruani fjalët shumë afër njëra tjetrës: Mbizotëroheni nga një dëshirë e madhe për t’u lidhur me njerëzit dhe për të qëndruar pranë tyre. Ai që lë shumë hapësira, ka një dëshirë për të qenë i pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *