Shkrimtari britanik, Sir Philip Pullman, i ka shpallur luftë monedhës së re, e cila do të lëshohet në përdorim me rastin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, kundërshtimi i tij nuk lidhet aspak me politikën.

Ai është i zemëruar pse në mbishkrimin e një monedhe metalike mungon e ashtuquajtura “presje e Oksfordit”. Në këtë monedhë shkruhet “Paqe, mirëqenie dhe miqësi me të gjitha kombet”.

“Presja e Oksfordit” përdoret nga disa gjuhëtarë edhe para lidhëzës “dhe” kur përshkruhet një varg i gjërave apo dukurive. Megjithatë, shumica nuk e përdorin presjen në këto raste dhe çështja ka qenë shpesh pjesë e debateve të gjuhëtarëve.

Kjo monedhë do të futet në qarkullim më 31 janar, në datën kur pritet largimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Futja e monedhës në qarkullim ishte planifikuar fillimisht për 31 tetor të vitit të kaluar, por një vendim i tillë ishte anuluar pas shtyrjes së procesit të Brexit-it për shkak të dështimit për miratimin e marrëveshjes me BE-në në kuvendin britanik.

Lexo po ashtu:  Rrëmbimi i policëve nga Serbia/ Reagon DASH: Të lirohen pa kushte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *