Shkrimtari, poeti dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, po qëndron në Kosovë, përcjellë MekuliPress.

Sidran, fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.), gjatë qëndrimit në Kosovë, do të pritet sot në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai po ashtu do të ketë takime me intelektualë, shkrimtarë, artistë e lexues të tij.

Ardhja e tij në Kosovë përkon me çmimin që do t’i ndahet sonte.

Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB, e që do t’ i jepet në një ceremoni solemne, sonte nga ora 20:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.

Abdullah Sidran është edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës.

Lexo po ashtu:  “Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”, thënie të pavdekshme nga Dritëro Agolli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *