Shkrimtarja japoneze Mizuho Ota e njohur për udhëtimet e saj nëpër botë dhe kulturat e ndryshme, vijon serinë e saj të shkrimeve për Shqipërinë në faqen japoneze te internetit asahi.com.

Pas Sarandës, Mizuho ka shkruar për traditën shqiptare dhe ushqimin shqiptar.

Mizuho shprehet se i ka shijuar shumë qoftet dhe birrat në shesh, ushqim që në Japoni nuk e kishte provuar kurrë.

“Në Shqipëri, të cilën e kam vizituar dy herë deri më tani, më vjen ende keq që u ktheva në Japoni pa realizuar setin e shumëpritur të tre pjesëve të “Qofte dhe birrë në tarracë”. Sa herë që shkoja në treg në Tiranë, shikoja një grup njerëzish që hidhnin mish të pjekur në skarë dhe pinin birrë në orët e para të pasdites. Sidomos nëse një fllad i këndshëm dhe me diell kalonte midis çadrave dhe erën e këndshme të mishit të pjekur në skarë”, shkruan Ota, e cila këtë pjesë e quan “Shesh, qofte, birra” dhe që dëshiron shumë ta provojë në Shqipëri kur të vijë herës tjetër.

Lexo po ashtu:  “Abdyl Frashëri u arrestua në hyrje të Durrësit, si shkoi deri aty dhe çfarë i gjetën me vete?”

Pasi përshkruan me një gjuhë të thjeshtë shijimin e kësaj menyje në Tiranë, Mizuho vendos të bëjë qofte vetë në Japoni.

“Kur u njoha me ambasadorin Teneqexhiu për një punë në fund të vitit të shkuar dhe bisedova për udhëtimin tim në Shqipëri ai më tha: Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem më pyesni në çdo kohë”.

Megjithëse kërkesa ime ishte e papritur, ai u tregua i gatshëm të më mësonte recetën e gruas së tij Elona në Tiranë”, shkruan ajo./atsh/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *