Në fillim gafa dhe më pas ndjesa e vonuar, pasi deklarata e tij shkaktoi zhurmë të madhe, kjo ka ndodhur me gazetarin Jort Kelder.

Ai kishte shkruar se duhet të peshoheshin interesat, dhe ekonomia duhej vendosur e para, pasi shumë nga njerëzit që humbasin jetën, kanë vuajtur dhe nga sëmundje të tjera.

“Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të peshohen interesat, pasi kushedi sa dëm ekonomik do të sjellë shpëtimi i njerëzve që me siguri do të vdesin brenda dy vitesh”, kishte shkruar gazetari.

Mesazhi i 55-vjeçarit holandez, ngjalli polemika të shumta, për shkak se Kelder është mik i afërt me Kryeministrin Mark Rutte, dhe ajo ç’ka ai deklaronte, dukej dhe një qendrim në hije i qeverisë.

Pas valës së kritikave, ai u mundua që të riparojë gabimin duke shkruar, “Nuk po këshilloja të vriten të moshuarit dhe obezët. Por le të mundohemi ti ndihmojmë, por duhet ti kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Mendojmë gjithnjë për shëndetin, por a jemi të sigurtë se ka më shumë prioritet se ekonomia?”.

Lexo po ashtu:  Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *