Profesori nga Kosova i cili ligjëron në Paris, Nezir Kraki ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për ndihmën që po i bën Ivica Daçiqit.

Sipas tij, i veti është Daçiqi që po korrë suksese i ndihmuar nga Thaçi, pasi argumenti kryesor i Serbisë për çnjohjet e Kosovës është qasja se Kosova nuk është mbyllë si çështje, që sipas tij do të thotë qasja e Thaçit.Kraki në një postim shkruan derisa Thaçi endet rrugëve të botës me valixhe plotë oferta për Vuçiqin, Daçiqi po endet botës në fushatë për çnjohjen e Kosovës.

Postimi i plotë:A e shihni sa mirë i kemi punët?Derisa Thaqi ynë i grenellizuar endet rrugëve të botës me valixhen plot oferta për Vuçiçin, duke pretendu se këtë e bën për njohjen e Kosovës nga Serbia, Daçiç fashisti i të njejtës Serbi endet botës në fushatë për çnjohjen e të njejtës Kosovë.Në këto dy fushata deri sot veç Daçiçi ka korrë suksese, i ndihmuar nga Thaqi sepse argumenti kryesor i Serbisë për çnjohjet e Kosovës është pikërisht qasja se Kosova nuk është mbyllë si çeshtje, dmth qasja e Thaqit.A ka shkru ndonje tweet Grenelli per Sierra Leonen?

Lexo po ashtu:  Vuçiq nuk pranon të tregojë si po furnizohen serbët e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *