Shoqata e Psikologëve të Kosovës i kërkon qeverisë që të forcojnë respektimin e masave, por jo të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, transmeton Zeri.info

Kjo shoqatë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sistemi shëndetësor po përballet me kolaps dhe se shëndeti mendor i popullatës, sipas tyre do të jetë vështirë i riparueshëm.

“Ju mund edhe ti mbyllni të gjitha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri e jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë. Por, a keni menduar se çka do ndodh më shëndetin mendor të popullatës? Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullatës do të jetë një sfidë afatgjate dhe vështirë e riparueshme”, thuhet në letrën e kësaj shoqate.

Psikologët theksojnë se ndërrimi i shpeshtë i masave, bllokimi dhe karantinimi ndikojnë në rritjen e stresit të popullatës.

“Ndërrimi i shpeshtë i masave, bllokimi, karantinimi, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme ndikon në mënyrë direkte në rritjen e stresit tek popullata dhe njëherit edhe rritjen e frikës se si do jetë e ardhmja e tyre”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo po ashtu:  Të rinjtë shqiptarë as nuk punojnë, as nuk shkollohen

Letra e plotë e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=558133431521436&id=119263135408470

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *