Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e ndarjes nga jeta, të doajenit të skenes dhe ekranit, aktorit, skenaristit dhe regjisorit të shquar z. Adem Mikullovci.
Adem Mikullovci do të kujtohet për interpretimet e tij unike, të prezentuara aq bindëshëm dhe më përkushtim, si në teater ashtu dhe film, si dhe për kreativitetin e pashoq që përshkuan rolet e tij, për gjatë gjithë karrieres së tij skenike.
Larmia e interpretimeve, që përfshihej nga përsonazhet komike e deri tek ato të permasave tragjike, buronte nga përsonaliteti i tij i larmishëm artistik, i cili asnjëher nuk u identifikua me klishetë dhe stereotipet e kohës.
Adem Mikullovci, ashtu siç ishte origjinal në skenë, i tillë ishte edhe në jetë, kreativ në mendime, i drejt në gjykime dhe i palëkundur në qëndrime.
Me largimin e tij nga jeta, komuniteti artistik humbi një artist unik, politika një kuadër me moral të lartë dhe familja një kryefamiljar të dashur dhe të përkushtuar.
I ndritë shpirti në parajsë!

Lexo po ashtu:  Sami Lushtaku e pranon fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *