Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux mori çmimin Nobel për Letërsinë.

”Shkrimtarja 82-vjeçare shpërblehet për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilat zbulon rrënjët, distancat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, shpjegoi juria e Nobelit.

”Është një nder shumë i madh dhe një përgjegjësi”, tha Annie Ernaux për televizionin kombëtar suedez.

Një shkrimtare që fokusohet kryesisht në veprat autobiografike, vepra e saj e parë ka qenë “Les Armoires vides”.

Sekretari i Akademisë, Mats Malm tha se nuk kishte mundur të kontaktonte Ernaux me telefon përpara se të bënte njoftimin.

Autorja franceze, e cila shkruan romane nga jeta e përditshme, u përzgjodh nga një listë prej 233 kandidatësh.

Emrat në këtë listë të gjatë mbahen sekret.

Lexo po ashtu:  Dashunija ndaj prindëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *