Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi tha se ai ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe ndaj është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar edhe 3 shtetas e ka proceduar penalisht 4 të mitur. Mbi Ndaj reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.

Lexo po ashtu:  NATO miraton planin e përgjithshëm për mbrojtjen nga një sulm i shumëfishtë nga Rusia

Ndërkohë ai mori edhe lëndime gjatë protestës dhe menjëherë pasi u kurua u rikthye sërish. 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në mesnatë nga një efektiv policie, pasi kishte shkelur orën policore. Nga ekspertiza që u bë publike ditën e djeshme rezultoi se polici kishte qëlluar 2 herë me armë dhe plumbi që Klodiani mori në shpatull i mori jetën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *