Gjykata e Ohrit, ka dënuar me 1100 euro dhe i ka shqiptuar masë ndalese prej 5 viteve për hyrje në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Prekoçajt, njërin nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve të Italisë që gjatë ditës së hënë shpalosi flamurin kombëtarë shqiptar në Kalanë e Ohrit.

“Faleminderojmë të gjithë ata që na mbështetën. Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit. Ndoshta si pëlqeu gjykatësit, por unë nuk heq dorë. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar. Kjo na bën më të fortë”, ka thënë Gjergj Prekoçaj, pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata e Ohrit.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ismail Qemali-Turqisë në 1900: Të zyrtarizohet gjuha shqipe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *