Nëse mendoni se televizori nuk ndikon në zhvillimin e fëmijëve, e keni gabim.

Televizori ka një sërë anësh negative tek fëmijë, ndaj prindërit që lenë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës të përqendruar përpara ekranit, duhet të ndryshojnë këtë rregull. Studiuesit kanë thënë se fëmijët që qëndrojnë me orare të zgjatura përpara televizorit, mund të kenë disa probleme. Sipas tyre, kjo shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.

Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.

Gjatë muajve të parë të jetës truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt. Në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit, ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.

Lexo po ashtu:  Vëmendja – çelësi i një martese të lumtur!

Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por, në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton disa çrregullime, ndër to edhe mbipeshë.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin dhe agresivitetin tek fëmijët.

Sipas Dr. Dimitri që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar.

Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.

Lexo po ashtu:  Kur prindërit të ofendojnë: Ja përse kurrë nuk bën të hidhërohesh me ta!

Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit.

Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë.

Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *