Nazizmi nuk na detyrohet vetëm për ferrin e Luftës së Dytë Botërore, tmerret e praktikave të holokaustit, shkatërrimin dhe plagët që mbolli me zjarr e me hekur kudo shkeli çizmja e saj e rëndë dhe e ftohtë. Sot kësaj etape të historisë së Gjermanisë, famëkeqes së Rajhut të Tretë, paranojakut Adolf Hitler, ethes për të ta shndërruar makinën vrasëse të luftës në një përbindësh të pamposhtur, njerëzimi, sot dhe përgjithmonë i detyrohet disa prej shpikjeve, të cilat ndonëse lindën me qëllimesi të tjera, aspak paqësore, i kanë shërbyer dhe vijon t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe progresit, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe hoveve të njeriut drejt caqeve të reja të së mundshmes.
Ja kush janë ato, që nga Fanta tek kompjuteri i parë, që nga Volkswagen tek karburanti sintetik: disa prej shpikjeve të lindura në Gjermaninë naziste përdoren edhe sot.

VOLKSWAGEN

Pas goditjes shkatërrimtare të krizës së vitit 1929, Hitleri ishte i vendosur që të mbështeste konsumin e klasës së mesme, dhe në mënyrë të veçantë të motorizonte edhe gjermanët më të varfër. Fyhreri ngarkoi në vitin 1937, inxhinierin Ferdinand Porsche që të themelonte në Wolfsburg, stabilimentin që do të prodhonte Volkswagen, “veturat e popullit”. Që nga viti 1938 e deri në fundin e luftës, prodhimi i automjeteve u konvertua nga civil, në ushtarak, për të rifilluar menjëherë pas fundit të konfliktit me prodhimin e makinës së famshme.

Lexo po ashtu:  Mërgimtari nga Vjena, shkenctari Faton Pirraj, ka ca fjalë

FANTA

Kur, në vitin 1940, Coca-Cola u ndalua nga Rajhu për shkak të ndërprerjes së shkëmbimeve tregtare me SHBA, përgjegjësi gjerman i agjencisë amerikane vendosi të gjejë një alternativë “gjermanike” për pijen e gazuar më të famshme në botë. Zgjidhja? Një pije me bazë qumështi dhe marmelatë molle, përbërës që gjendeshin lehtësisht në Gjermani. U desh një seancë shumë intensive vramendjesh për t’i gjetur një emër të përshtatshëm shpikjes, por me dëshirën e fortë për të gjetur fantazinë, ndodhi që edhe pija të pagëzohej pikërisht “Fanta”.

Për të arritur shijen e agrumeve që njohim ne, u desh të pritej viti 1955. Në atë vit, në stabilimentin e Fantas në Napoli, thuhet se një farë Matarazzo i shtoi edhe portokall recetës origjinale. Bëhet fjalë pra për një shpikje të Gjermanisë naziste, jo tamam të nazistëve.

Z1, KOMPJUTERI I PARË

Në vitin 1937, inxhinieri Konrad Zuse projektoi dhe ndërtoi (në shtëpinë e prindërve) makinën e parë llogaritëse elektronike, një paraardhëse e kompjuterëve modernë. E ushqyer me energji elektromekanike dhe me një njësi llogaritjesh me numra të kodifikuar në binarë, makina e programueshme e Zuses ishte në gjendje të zgjidhte operacione të gjatë matematikorë në një kohë të shkurtër, duke iu dashur vetëm një sekondë për një cikël llogaritjesh. Z1 kryente zbritje, mbledhje, pjesëtime dhe shumëzime sipas udhëzimeve të transmetuar përmes një sistemi skedash. Konrad Zuse nuk ishte asnjëherë pjesë e partisë naziste.

Lexo po ashtu:  Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

RAKETAT PER TE SHKUAR NË HËNË

Inxhinieri Verner von Braun ishte një prej mendjeve më brilante të Rajhut të Tretë, dhe jo vetëm. Studimet dhe shpikjet e tij në fushën luftarake, sidomos ajo e raketave balistike V-2, i shërbyen shumë edhe NASA-s që i përdori për të zhvilluar raketat e para për eksplorimin e hapësirës. Në fund të konfliktit, von Braun nisi të punojë për agjencinë hapësinore amerikane dhe drejtoi projektimin e Saturn V, raketën me disa faza, dhe më të madhen që është realizuar ndonjëherë. Saturn V u përdor në programet hapësinorë Apollo dhe Skylab.

SERBATORËT E BENZINËS

Gjatë luftës, ishte një nevojë e madhe depozitimi i karburantit për ushtrinë gjermane. Kështu, në vitin 1936, kompania Eisenverke Mueller & Co iu fut punës për të projektuar dhe realizuar bidonë specialë prej 20 litrash, të destinuar për të ruajtur benzinën e nevojshme për aviacionin dhe të tjerë mjete të nazistëve. Siç kërkohej nga Hitleri, në korrik 1937 nisi prodhimi në seri i këtyre serbatorëve rezistencë prej çeliku që përdoren edhe sot.

KARBURANTET SINTETIKE

Në vijim të vështirësive në sigurimin e karburantit për shkak të embargos tregtare, Gjermania nisi të prodhojë naftë sintetike në sasi të mëdha. Në të vërtetë, procesi i konvertimit të karbonit në karburant ishte patentuar që në 1913 nga shpikësi i tij, gjermani Frederik Bergius. Por ishte në vitet pas luftës së dytë që ky zbulim u shfrytëzua dhe përsos me të vërtetë: procesi Bergius u përdor në fakt nga Gjermania naziste për të prodhuar në sasi të mëdha derviatet kryesorë të naftës, ose benzinën dhe vajin, që u përdorën për të furnizuar mjetet e ushtrisë.

Lexo po ashtu:  Bajron: "I dua shumë shqiptarët - I dua grekët; janë kopukë qerratenj, me veset e turqve, por pa guximin e tyre”

AVIONI REAKTIV

Patenta e parë e një avioni të tillë u mor në vitin 1929 nga projektuesi, anglezi Frank Uitlle, por ai nuk gjeti asnjë industri të gatshme ta realizonte. Kështu i pari avion që hyri në shërbim ishte 15 vjet më vonë, “Messerschmitt Me.163B Komet”. Avioni ishte rezultat i punës së Alexander Lippisch, ekspert i avionëve pa motor dhe Helmuth Valter, realizues i motorit të parë me karburant të lëngshëm. Mund të ngjitej deri në 10 mijë metra në 150 sekonda dhe të arrinte 900 km/orë, por autonomia e tij me fuqi të plotë ishte vetëm dhjetë minuta. Takimi i parë me bombarduesit e aleatëve ndodhi në 28 korrik 1944, dhe Komet ishte i jashtëzakonshëm: personelit të armatimit të B-17 i duhej kohë të rrotullonte “frëngjinë”. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *