Përfaqësimi aristotelian i shpirtit ndryshon nga ai i Platonit, që e vë përballë me trupin. Për Aristotelin shpirti është formë e trupit dhe së bashku me të përbën qenien njerëzore. Pra, shpirti është fuqi dhe shpreh energji. Ai është i pranishëm tek bimët dhe kafshët, ku duket se është në afërsi të sistemit nervor: është “ndjesor”, ndërsa tek njeriu është “mendues”, pra, është në gjendje të përpunimojë mendimet. Edhe koncepti i Zotit si “motorr i palëvizsshëm” ose si burim i të gjithë energjisë dhe gjithë forcës, në gjendje për të krijuar lëvizje dhe aktivitet, është pjesë e kërkimit aristotelian: duke qenë se duke ecur në kohë, nuk do të gjejmë asnjëherë një ndërprerje të lëvizjes, në fillim të gjithçkaje duhet të jetë domosdoshmërisht një “motorr i palëvizshëm”, domethënë energjia fillestare, që i dha zanafillën universit.

Nuk është për t’u habitur që mendimi aristotelian u bë dominues në të gjithë Perëndimin, deri tek Galileo, i cili zbuloi se trupat qiellorë nuk janë kristalorë e të mbyllur secili në sfera transparente, por janë trupa fizikë të matshëm dhe të vëzhgueshëm, me instrumentat e duhur. Deri në atë pikë, çdo shprehje e filozofisë aristoteliane merrej si e vërtetë sepse ishte konceptuar nga Aristoteli (ipse dixit – e ka thënë ai). Edhe vetë Shën Tomazi i Akuinos, e kishte përshtatur si të vetmen mënyrë për të arsyetuar besimin. Megjithatë, ky koncept më pas degjeneroi dhe për shkak të një forme silogjizmi, u arrit të thuhej se kush hidhte poshtë Aristotelin, në fakt hidhte poshtë Kishën dhe besimin, e si pasojë duhej të konsiderohej heretik.

Lexo po ashtu:  Vaksina e Kubës komuniste, 92.28% efektive por pa nam! Rastet në Havana janë përgjysmuar prej vaksinës me 3 doza 15:37 - 22/06/2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *