Kjo shportë dhuratash do t’u jepet gjithë 20 aktorëve të nominuar dhe pesë burrave të nominuar në kategorinë e regjisorit më të mirë.

Distinctive Assets, kompania pas shportës prej 18 vitesh,  nuk është e lidhur në ndonjëfarë mënyre me Oscars.”Është dhurata me vlerën më të lartë që kemi bërë ndonjëherë,” tha themeluesi i kompanisë, Lash Fary. Dhuratat e këtij viti përfshijnë një udhëtim 12-ditëor me jaht që vlen 78 mijë dollarë, trajtime për fytyrën me vlerë 20 mijë doollarë dhe shërbim mblesërie me vlerë 20 mjë dollarë.

Thuajse 80 sendet në shportë janë veshje, pajisje dhe një cigare elektronike të mbuluar me ar 24-karatësh. Një grusht me dhurata kanë elementë filantropikë, si për shembull një libër që frymëzon vajzat dhe një larës që mundëson dushe për personat e pastrehë.

“Duke qenë se ua dhurojmë vetëm aktorëve dhe regjisorëve të nominuar mund të përfshijmë sende me vlera të larta,” tha Fary. Gjithashtu, shporta e dhuratave i lejon markat të krijojnë lidhje me njerëz të famshëm në industrinë e filmave që si rrjedhim, rrit shitjet. Çdo shportë i dërgohet të nominuarëve gjatë javës para ceremonisë së Oscars.

Lexo po ashtu:  44 vjet pa ikonën e fuqishme të muzikës, John Lennon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *