1. Unë nuk vij vërdallë duke u qaravitur për gjëra që nuk ndodhin.
-Virgil Thomson

2. Drita është e lehtë për tu dashuruar. Më trego errësirën tënde. -R. Queen

3. Mos lejoni që lumturia juaj të varet nga diçka që mund ta humbisni.
-C. S. Lewis

4. U linda me një shpirt që është tepër i ndjeshëm për këtë botë të shëmtuar e të ftohtë. Gjithmonë i kam ndjerë gjërat thellë dhe ndryshe nga shumica e njerëzve. Kjo gjithmonë ka qënë Bekimi dhe Mallkimi im.
-Reggie Nulan

5. Mbajeni mend që, fëmijët, martesat dhe kopshtet me lule, reflektojnë llojin e kujdesit që marrin.
-H. Jackson Brown, Jr

6. Kur blini një libër, nuk keni blerë thjesht disa fletë dhe bojë, por një jetë tërësisht të re.
-Christopher Morley

7. Në fund do të gjesh jo atë që po kërkoje, por atë që po të kërkonte ty.
-Mario Quintana

8. Sot kam vendosur të të fal. Jo sepse ti kërkove falje, apo sepse e kuptove dhimbjen që më shkaktove, por sepse shpirti im e meriton qetësinë.
-Najwa Bebian

9. Papritmas vras mendjen : ku është ajo vajza që isha vitin e kaluar ? Para dy vitesh ? Ç’do të mendojë ajo për mua ?
-Sylvia Plath

10. Arsimimi nuk është mësimi i fakteve, por trajnimi i mendjes për të menduar.
-Albert Einstein

11. Që të jesh i lumtur, nuk duhet të merresh shumë me të tjerët. Aty mbyllen shtigjet… Ose i lumtur dhe i gjykuar, ose i pafajshëm dhe i mjerë!
-Albert Camus

12. Ka më shumë gjëra që na frikësojnë nga sa ka gjëra që na sulmojnë; ne vuajmë më shpesh në imagjinatë se sa vuajmë në realitet.
– Seneka

13. Kujdes me çfarë i ujit ëndrrat. Ujiti me shqetësim dhe frikë dhe do të prodhosh barëra të këqia që mbysin jetën në ëndrrën tënde. Ujiti me optimizëm dhe zgjidhje, dhe do të kultivosh farerat e suksesit!
– Lao Tzu

14. Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të ngjiste papushim një gur në majë të malit, ku më pas guri do të binte poshtë, prej peshës së tij. Jo më kot, ata kishin menduar se nuk ka ndëshkim më të frikshëm, se sa puna e kotë dhe e pa shpresë…
– Albert Camus

15. Kur bota të kthen shpinën dhe personat që i quaje miq zhduken, ti rritesh duke mësuar që në fund të fundit çdonjëri duhet te mjaftohet me veten, në qoftë se do të mbijetojë.
– Charles Bukowski

16. Mendoni se i numëroj ditët? Ekziston vetëm një ditë, e cila gjithmonë nis nga fillimi: ajo na jepet në mengjes dhe na merret në mbrëmje.
– Jean Paul Sartre

17. Bashkë me njeriun e madh, shpesh ecin edhe gabimet e mëdha.
Thomas Mann

18. Zemrat që bashkohen në dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit. Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.
 Khalil Gibran

19. E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
– Lev Tolstoi

20. Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – ka kaq pak konkurrencë.
– Elbert Habard

Lexo po ashtu:  Letra e një nëne! Biri Im, më harrove, kam qenë shërbëtorja jote, Sot jetoj e vetme, ndërsa ti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *