“Qoftë edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.”

“Ai që mbrohet edhe atëherë kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.”

“Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete që u lihet trashëgimtarëve.

“Përbuzja më e madhe për dikë është ta quash mosmirënjohës apo bukëshkelur.”

“Një tru i fortë nuk nguron të marrë vendime.”

“Është e trishtueshme të ta kthejnë me të keqe, atë ç’ka ti ua dhurove me kënaqësi.”

“Dështimi që na lë mbresa më tepër, është dështimi i parë.”

“Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si procesin ashtu edhe veten e vet.”

“Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, edhe të verbrit ecin të sigurt.

“Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.”

“Fundi i një të varfëri është atëherë kur ai imiton të pasurin.”

“Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.”

“Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.”

“Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit për një çështje të dhënë, është e lodhshme dhe shqetësuese, por kjo gjë është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi për të vepruar me mençuri.”

Lexo po ashtu:  Ekspertët e huaj: Vështirë të provohet fajësia e ish-krerëve të UÇK në Hagë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *