“Sa ka jetë, ka shpresë,” dëgjojmë të thuhet shpesh, dhe nuk është rastësi pse shpresa dhe jeta janë kaq ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion të ndritshëm me mençuri që lidhen me shpresën, dhe pse ajo është një aleate e madhe e jetës.

Kënaqësia më e lartë është të bësh atë që, sipas mendimit të të tjerëve, ju nuk e bëni dot.

Shpresa është fitorja më e madhe dhe më e vështirë që njeriu mund të korrë mbi shpirtin e tij.

Forma më e lartë e shpresës është dëshpërimi i mposhtur.

Shpresa është mëngjes i mirë, por darkë e keqe.

Shpresat i ngjajnë pezhishtës: mizat e vogla ngecin, të mëdhatë çajnë.

Zakonisht shpresa është kallauz i keq, por bashkëudhtar i mirë.

Shpesh njeriu bie në gjendje t’atilla ku s’i mbetet veçse të shpresojnë.

Shpresa është buka e të varfërve.

Kush e përvetëson veten nga çdo iluzion, mbetet lakuriq.

Madje edhe kur biem në dëshpërim ne, prapëseprapë, shpresojmë.

Iluzionet janë si magnet, ato të tërheqin pandalshmërisht.

Lexo po ashtu:  Stresi është ngjitës, Bartet njëlloj si një virus!

Ler çdo shpresë ti, që hyn këtu!

Pa shpresë zemra mmund të pëlcasë.

Shpresa është për njerëzit kuptim i jetës dhe i vdekjes.

Kush rron vetëm me shpresë, nuk shpreson asgjë.

Për deri sa njeriu rron, nuk duhet ta humbasë shpresën.

Kush nuk ka se ç’të shpresojë, nuk ka as përse të dëshpërohet.

Përjetësisht shpresa premton një të nesërme të gëzuar.

Të shpresosh gjithmonë të dëshpërohesh asnjëherë, këto janë veti të shpirtit të madh.

Një iluzion më pak, një rrudhë më tepër.

Shpresat janë rrathët që nuk e lënë zemrën të pëlcasë.

Në kokëkrisje ka shpresë – në rëndomësi asnjë.

Mos i humbni shpresat te një nxënës, kur ai ka qoftë, edhe një mendim të qartë.

Është e ulët çdo kënaqësi që ushqehet me vdekje.

Një minutë kënaqësi shpesh bëhet shkas për vuajtje të gjata.

Ka disa njerëz që bëjnë premtime vetëm për hir të kënaqësisë për të mos i mbajtur.

Kënaqësia më e zgjedhur është kur kënaq të tjerët.

Lexo po ashtu:  Gota e ujit

Kënaqësia është gjithmonë e mirë dhe vuajtja gjihtmonë e keqe, por ajo gjithashtu është e dobishme të shijosh kënaqësinë, siç është e dobishme herë-herë të provosh vuajtjen.

Kënaqësia, së cilës i jepemi plotësisht dhe papërgjegjësi, bëhet armiku ynë më i papajtueshëm.

Thelbi i kënaqësisë është në vetë dëshirimin e saj.

Nuk ka kënaqësim që të mos shpjerë, në fund të fundit, në ngopje.

Kënaqësia për të cilën nuk bën të tregohet, nuk është kënaqësi.

Kënaqësitë u ngjajnë ushqimeve, ato më të thjeshtat shijohen më pak se të tjerat.

Për të shuar urinë duhet fare pak, por nuk ka hesap ajo që duhet për të kënaqur tekat e stomakut.

Ajo që është krijuar nga nevoja është më e lashtë nga ajo që është menduar nga kënaqësia.

Kënaqësia edhe mund të mbështetet në iluzione, por lumturia mbështet në realitet.

Nuk i duhet lejuar vetes çdo kënaqësi, por vetëm ato që nuk kanë asnjë të keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *