Çdo mëngjes për Shpresa Gashin nis në hapësirat e Parkut të Qytetit.

Përveç kohës relaksuese që e kalon aty, prej tre vjetësh ajo i ushqen qentë endacakë.

Të qenët pronare e qenushit të quajtur “Coco”, e shtyu Shpresën t’ua sigurojë çdo ditë ushqimin këtyre kafshëve.

Kujdesi i rregullt ndaj tyre, siç thekson ajo, i ka kthyer qentë në mbrojtje të saj kudo në hapësirat e këtij parku.

Por, jo në të gjitha rastet kjo nismë e saj rezultoi me sukses, pasi siç shprehet shpesh është kërcënuar nga njerëzit e tjerë.

I rëndësishëm, sipas saj, është kontakti i parë drejt me këto kafshë, për të shmangur frikën ndaj tyre.

Problem i mëtejshëm, sipas Gashit, mbetet mungesa e strehimit të qenve endacakë.

Shpresa Gashi, nga Prishtina, thotë se do të vazhdojë t’i ushqejë qentë endacakë në Parkun e Qytetit e të kujdeset për ta, pavarësisht situatave jo të këndshme me të cilat ballafaqohet çdo ditë nga qytetarët e tjerë./Koha.net/

Lexo po ashtu:  Tesla, kompania e dytë më e shtrenjtë në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *