Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova pret ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinave prej 76 mijë dozave në fund të prillit apo fillim të majit.

“Presim edhe kontingjentin tjetër prej 76 mijë dozave si donacion nga COVAX në fund të prillit ose në fillim të majit. Për çdo datë të saktë do të njoftojmë”, tha ai

Vitia ka thënë se qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por sipas tij procesi i negocimit me kompanitë e vaksinave është i komplikuar.

“Këto kompani kanë disa kritere mes të cilave se ato kompani është dashur të kontaktohen shumë më herët. Tani ne jemi në kontakt. Kemi intensifikuar përpjekjet për bisedime me ta dhe mund të them se së shpejti mund të kemi lajme të mira në raport me këto kompani që do të na mundësojnë të blejmë nga ta vaksina”.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se së paku Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion se Kosovës i janë ofruar vaksina me çmim prej 15 euro për një dozë.

Lexo po ashtu:  Shtëpia e Bardhë bën një hap mbrapa në ndalimin e aplikacionit TikTok

“Ne jemi në kontakte të përditshme dhe nuk e kemi informacionin për një ofertë të tillë. Së paku Ministria e Shëndetësisë nuk e ka”, ka deklaruar ndër të tjera Vitia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *