Nga Gent Cakaj

‘Ështё mёkat humbja e rastit pёr avancim tё namit tё vendit. Nё OSBE kjo bёhet me shfrytёzimin e fjalёs kineze pёr krizё, tё asaj qё pёrmban nё njerёn anё vёshtёrsitё dhe nё anёn tjetёr pikёn e kthesёs pёr dalje nga kёto vёshtirёsi. Ndoshta, çuditёrisht, ky shans qё po humbet shtyn qё Shqipёria tё kuptojё se ka nevojё pёr pikёn e vet tё kthesёs.’ – kёshtu e pёrfundon Veton Surroi vёshtrimin e tij kritik me titull ‘Shenja e palexuar kineze’, botuar mё 20 gusht 2020 nё Koha, lidhur me angazhimet e Shqipёrisё si Kryesuese e radhёs e OSBE-sё pas zgjedhjeve presidenciale tё 9 gushtit 2020 nё Bjellorusi.

Ky është sa një reagim ndaj shkrimit të përciptë të Surroit, aq edhe shfrytëzimi i mundësisë që Surroi krijoi për t’i dhënë disa shpjegime jo atij, por publikut të gjerë mbi kryesimin e OSBE nga Shqipëria, për të cilin çdo qytetar shqiptar duhet të ndjehet mirë bazuar mbi faktet kuptimplota të kësaj periudhe të mbulimit të këtij roli nga vendi ynë.

Ndonёse Surroi e merr si fakt tё kryer vonesёn e ndёrhyrjes sё Kryesisё sё Shqipёrisё nё situatёn nё Bjelorusi, shtjella e tij ёshtё e mbёshtetur nё njё varg keqkuptimesh konceptuale pёr funksionin dhe rolin e OSBE-së. Ky “fakt” e bën shtjellën e Surroit një rrjedhë pasaktёsish empirike lidhur me kontributin e Shqipёrisё nё arkitekturёn e sigurisё evropiane nё pёrgjithёsi. Sipas tij, “fjala kineze pёr krizёn”, pothuajse ofron çelёsin magjik tё punёs tё vetё OSBE-sё: pёrkatёsisht, ‘si tё merret me kriza dhe rreziqet e tyre nё kontinentin evropian dhe njёkohёsisht si tё krijojё mundёsi qё nga kёto kriza tё krijohet njё pikё kthese’. Si fillim, një formulim i kёsisojtё e redukton pothuajse krejtёsisht rolin e OSBE-sё nё thjesht menaxhim e trajtim krizash nё hapёsirёn e kontinentit evropian. Karakteristika dalluese e OSBE-sё, ndёrkaq, ёshtё promovimi i konceptit gjithёpёrfshirёs tё sigurisё tё ndёrtuar mbi tre shtylla themelore: politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe njerёzore. Nё kёtё kuptim, pёrdersia parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve ёshtё patjetër pjesë organike e rolit të OSBE-sё, gama e angazhimeve tё saj shtrihet nё njё numёr tё gjёrё çёshtjesh, nga mbrojta e promovimi i lirive themelore, ruajtja e mjedisit, adresimi i rreziqeve transnacionale e kontrollit tё armёve e deri forcimi i mbikёqyrjes sё proceseve zgjedhore e demokracisё nё pёrgjithёsi. Surroi e ngatërron “fjalën kineze për krizën” me hieroglifin kinez, që është i njëjtë për krizën e për mundësinë dhe në varësi të kontekstit të fjalisë, lexohet ose krizë ose mundësi. Nejse, kjo pasaktësi është më e pakta dhe e vetmja që ndjell buzëqeshje në shtjellën e tij, ndërsa qëllimi i kёsaj pёrgjigje nuk ёshtё as shqyrtimi etimologjik i fjalёs ‘krizёs’ as dhёnia e mёsimeve elementare pёr veprimtarinё e OSBE-sё.

Problemi themelor me shkrimin e Surroit ёshtё pёrshkrimi thelbёsisht i pasaktё, pёr tё mos thёnё skajshmёrisht tendencioz, i performancёs sё Shqipёrisё si Kryesuese e radhёs sё OSBE-sё nё pёrgjithёsi dhe angazhimeve tё saj tё fundit nё situatёn paszgjedhore nё Bjellorusi nё veçanti. Kjo ёshtё e dukshme, sё paku, nё tre rrafshe kryesore.

Lexo po ashtu:  Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

Sё pari, Surroi thotё se Kryesia e Shqipёrisё/ Kryetari i radhёs i OSBE-sё,
z. Edi Rama, ka filluar punёn duke vizituar Ukrainёn lindore dhe është mjaftuar duke lavdёruar si arritje tё madhe restaurimin e urёs nё Stanica Luhanska. Ky ёshtё njё pёrshkrim krejtёsisht i mangёt: thelbi i vizitёs mё datёn 20 dhe 21 janar 2020 nё Ukrainё ishte pikёrisht fillimi i komunikimeve intensive tё nivelit tё lartё (me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Kuvendit Dmytro Razumkov, Kryeministrin Oleksiy Honcharuk, Ministrin e Jashtёm Vadym Prysaiko) nё kuadёr tё pёrpjekjeve tё OSBE-sё pёr tё kontribuar nё zgjidhjen e konfliktit nё Ukrainё. Surroi vijon duke thёnё se ‘(…)roli eventual historik i Shqipёrisё nё krizёn nё Ukrainё ёshtё i vlefshёm vetёm pёr barcoleta’. Mё shumё sesa njё koment cinik personal, njё formulim i tillё shpёrfaq padije dhe mllef, dy elementë që zakonisht ushqejnë njëri-tjetrin. Surroi me kёtё pohim shpёrfill krejtёsisht dy tё arritura shumё domethёnёse tё Shqipёrisё si Kryesi e OSBE-sё nё krizёn nё dhe pёrreth Ukrainёs.

Nga njera anё, pas bllokimit tё plotё tё lёvizjёs si pasojё e pandemisё COVID-19, me punё sistematike e ndёrmjetёsim tё drejtёpёrdrejtё tё Kryesisё sё Shqipёrisё, ёshtё arritur rikthimi i monitoruesve specialë nё Luhansk e Donjeck nga fundi i muajit qershor 2020. Nga ana tjetёr, pёr herё tё parё nga shpёrthimi i konfliktit nё e pёrreth Ukrainёs nё 2014, me punёn konstruktive tё Shqipёrisё e bashkёpunim tё ngushtё me Grupin Trilateral tё Kontaktit e pjesёmarrje edhe tё disa prej pёrfaqёsuesve tё zonave tё Donjeckut, ёshtё arritur marrёveshja pёr forcim tё masave tё armpushimit. Rrjedhimisht, nga data 27 korrik 2020 e tutje, nuk ёshtё identifikuar asnjё thyerje shqetësuese e armpushimit. Shqipёria, ashtu sikurse Kryesitё e radhёs tё OSBE-sё nga viti 2014 e kёndej (Zvicrra, Serbia, Gjermania, Austria, Italia, Sllovakia), natyrisht, nuk posedon ndonjё formulё magjike pёr zgjidhje tё konfliktit nё e pёrreth Ukrainёs, pavarësisht dijenisë mbi hieroglifin kinez. Sidoqoftё, tё arriturat e lartёpёrmendura shёnojnё njё konribut pёrmbajtёsor nё shёrbim tё sigurisё dhe paqes nё Ukrahinё. Prandaj ato duhet tё konsiderohen si tё arritura tё vyera tё Shqipёrisё si Kryesi e OSBE-sё dhe mllefet duhet të paktën të adresohen gjetkë nëse rezultojnë të pakurueshme.

Sё dyti, Surroi po ashtu insiston se Kryeministri i Shqipёrisё, z. Edi Rama, nё cilёsinё e Kryetarit tё radhёs tё OSBE-sё, dhe homologёt nga Sllovakia e Suedia, si pёrfaqёsues tё Treshёs sё OSBE-sё, tashmё do tё duhej tё ishin nё Minsk duke shtyrё pёrpara idenё e njё marrёveshje mes pushtetit dhe opozitёs qё siguron njё rrugёdalje paqёsore e demokratike. Pёr mё shumё, ai thotё se Shqipёria thjeshtё ёshtё vetёmjaftuar me njё deklaratё formale pёr shtyp tё lёshuar me datёn 10 korrik 2020, me pёrmbajtje tipike, me shprehje ‘(…)sikurse jemi tё brengosur’, ‘respektoni tё drejtat e njeriut dhe standardet e OSBE-sё’ e kёshtu me rradhё’. Mjafton edhe kaq për të kuptuar se Surroi jo vetëm është i painformuar në rastin më të mirë, po është edhe thellësisht i keqkuptuar mbi mënyrën se si funksionon OSBE-ja. E cila nuk mund të zbarkojë në asnjë terren krize thjesht me “çelësin kinez” në dorë, pa u marrë paraprakisht dorën aktorëve të përfshirë në një krizë, e posaçërisht autoriteteve të vendit a vendeve të prekura nga kriza.

Lexo po ashtu:  ??̈???̈? ??? ????̈

E vërteta është se Kryesia aktuale e OSBE-sё e ka bёrё publike më 17 gusht kёrkesёn pёr tё shkuar nё Bjellorusi, pas dhjetëra komunikimesh në nivelet e larta diplomatike, me synim tё qartё hapjen e një kanali dialogu mes qeverisё e opozitёs. Pavarёsisht pёrpjekjeve pёr të qenë të pranishëm nё Minsk qё prej orёve tё para pas shpёrthimit tё valёs sё protestave masive, OSBE-ja ende nuk e ka njё pёrgjigje pozitive nga Bjellorusia. Vetë zgjedhjet presidenciale tё 9 gushtit 2020 me ç’rast Aleksandër Lukashenko fitoi me njё rezultat mbi 80%, u mbajtёn pa praninё e vetё ODIHR-it. Pra fakti qё Kryetari i rradhёs i OSBE-sё apo Ministri i Jashtёm, nuk kanё zbarkuar ende nё Minsk lidhet me njё sёrё rrethanash objektive, po asesi me ndonjë dёshmi të mungesёs sё angazhimeve diplomatike tё tё skuadrёs shqiptare nё krye tё OSBE-sё. Nё tё vёrtetё, vetё presioni ndërkombëtar nё rritje ndaj Bjellorusisё pёr tё filluar bisedimet me ndërmjetësimin e OSBE-nё, mes tjerash është edhe rrjedhojё e punёs intensive e qasjes proaktive tё diplomacisё shqiptare.
Nuk është rastësi e as produkt i një thjesht “deklarate të brengosur”, siç ironizon Surroi, që angazhimi i Shqipёrisё si Kryesi e radhёs sё OSBE-sё nё Bjellorusi ёshtё mbёshtetur fuqimisht nga Kёshilli Evropian (shih pёrfundimet e datёs 19 gusht 2020, paragrafi 8), Komisioni Evropian (shih komunikimin publik tё Kryetares Ursula von der Leyen e Kryetarit Charles Michel tё datёs 19 gusht) dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs (shih deklaratёn pёr shtyp tё Sekretarit tё Shtetit, Michael R. Pompeo, tё datёs 20 gusht), mes tjerash. Thёnё ndryshe, pёrderisa Surroi flet pёr humbjen e rastit pёr ‘avancimin e namit tё vendit’, mbështetja enorme e propozimit të Kryesisё sё Shqipёrisё pёr dialogun e brendshёm nё Bjellorusi tregon krejt të kundërtën. Nё kёtё kuptim, Shqipёria ёshtё duke kaluar nё njё prej periudhave mё tё suksesshme sa i pёrket angazhimeve tё saj nё diplomacinё shumёpalёshe.

Sё treti, Surroi pёrfundon me njё argument krejtёsisht cliché reflektimin e tij: ‘Nuk ekzistojnё dy Shqipёri, njёra pёr konsum tё brendshёm e tjetra pёr konum tё jashtёm’. Tutje, ai shprehet se ‘(…)ёshtё e vёshtirё tё shkosh e tё predikosh pёr zgjedhje legjitime nё Bjellorusi, ndёrsa vetё vendi kushtёzohet nga Gjermania dhe partnerёt e tjerё evropianë pёr t’i mbajtur ato’. Kёtu vlen tё theksohet se vetё Gjermania, e cila mes tjerash ka luajtur njё rol kyç nё mbёshtetjen e Shqipёrisё pёr tё marrё vetё Kryesinё e OSBE-sё 2020, ёshtё duke mbёshtetur hapur pёrpjekjet e Shqipёrisё lidhur me situatёn nё Bjellorusi. Nёse aludimi pёr mbajtjen e zgjedhjeve, ndёrkaq, ёshtё i mbёshtetur nё kushtet e Bundestagut pёr hapjen e negociatave pёr anёtarёsim nё BE, atёherё Surroi thjesht riprodhon njё shtrembërim tjetёr, në vazhdën e shtrembërimeve që janë bërë bajate për konsum të brendshëm politik në Shqipëri.
Ashtu siç duket qartё nё paragrafin 10 tё pёrfundimeve tё 25 marsit 2020 tё Kёshillit tё Bashkimit Evropian, mbajtja e Konferencёs sё Parё Ndër-Qeveritare me Shqipёrinё kushtëzohet me miratimin e reformёs zgjedhore nё pёrputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR-it dhe jo me mbajtjen e zgjedhjeve. Prandaj kur shkon deri këtu, pёrpjekja e Surroit pёr tё ofruar njё analizё kritike lidhur me kryesinë shqiptare të OSBE-së, merr thjesht trajtёn e analizave ordinere, sipёrfaqёsore e dezinformuese, të cilat tashmё kanё pushtuar masivisht sferёn publike nё Kosovё dhe Shqipёri.

Lexo po ashtu:  SHËNIM: Ambasadorët e Perëndimit në Beograd e kanë lëkurën të trashë

Nё mbyllje, mbase vlen tё theksohet se Surroi shton edhe njё vërejtje pёr cilёsinё e diplomacisё shqiptare me pretendimin se ajo ende nuk ka gjetur njё Ministёr tё Jashtёm. Në fakt Shqipëria e ka Ministrin e Jashtëm dhe për dijeninë e Surroit ai quhet Edi Rama, kështu që Surroi mund t’ia kursente vetes këtë lajthitje emocionale, e cila e bën kuaziqesharak në analizën e tij tendencioze. Pёrkundёr kёtij shёnimi, duhet gjithësesi nënvizuar fakti se pas hapjes sё bisedimeve pёr anёtarёsim me Bashkimin Evropian dhe Kryesimit tё sukesshёm tё OSBE-sё, Shqipёria ёshtё nё njё vlug tё pashembullt pёrpjekjesh diplomatike pёr tё siguruar ulësen e anëtarit jo tё pёrhershёm tё Kёshillit tё Sigurimit 2022-2023.

Kështu pra, pёrtej relativizimeve cinike me padijeni e mllef nga zëra që vërtetë mund të ndihmonin në vend se të zhurmonin, diplomacia e Shqipёrisё ёshtё duke kaluar objektivisht nё njё prej fazave me vëllimin mё tё madh tё punёs nё gjithё historinё e saj. Kёrkesa pёr ‘pikёn e kthesёs’ sё Shqipёrisё nuk është e fajshme në vetvete, por ajo nuk justifikon kurrёfarë shtrembёrimi faktesh apo pёrfundimi tё pathemeltё, qoftё nё rrafshin e politikёs sё brendshme apo asaj tё jashtme. Kёshillat e lira, mungesa e informacionit, shtrembёrimi i fakteve dhe mllefi që i frymëzon, bёjnё qё opinioni i Surroit tё vlejë njësoj sikurse vlera e tё hollave tё protagonistit tё tij letrar, Milionerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *