Sot duhet të jetë një ditë e gëzuar për demokracinë në epruvetë të Shqipërisë. Gabriel Escobar ka njoftuar sot nga selia e Partisë Demokratike se ka ftuar kryetarin e saj me vulë, Lulzim Basha, është ftuar në SHBA. Ftesa në fakt është një lloj deus ex machina për një kryetar partie që nuk di më të argumentojë veçse me parrullën: Amerika, Amerika, vendime që as janë të tijat.

Basha kështu ri-imunizohet përballë revanshit të akuzave të ish-mentorit të tij, me një ftesë në SHBA, ku mesa duket dosja e tij e korrupsionit do të lihet mënjanë. Ka shumë që impresinohen nga këto lloj lëvizjesh që nuk janë gjë më shumë sesa mbrojtje e një investimi politik që SHBA ka në Shqipërinë që e ka kotecin e bajgave të veta. Mirëpo ndër vite ne kemi parë se këto fërkime e të mëdhenjve nuk zgjasin dhe se qëndrimi në politikë është një pozicion force që imponohet nga personi apo grupimi dhe nuk mund të dekretohet në këtë formë.

Lexo po ashtu:  Ne ikim shpejt…pas 2-3 javë…! (Ja vlen ta lexoni)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *