Eksportet bujqësore shqiptare vijojnë trendin në rritje të qëndrueshme. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT eksportet e perimeve u rritën me 7% gjatë 10 mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit, ashtu sikundër Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon falë shumë komponentëve, që nga investimet masive në ujitje dhe në kullim, deri tek programet mbështetëse.

Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.

Ndër produktet kryesore të eksportuara janë perimet e serrave, domatja, kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi etj. Ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës./ATA

Lexo po ashtu:  Fjalët e fundit të Victor Hygos, 3 ditë para vdekjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *