Rindërtimin e shkollës së vetme shqipe në Mal të Zi, “Dacaj” në Rozhajë e ka marrë përsipër Republika e Shqipërisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësëve do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj.

Ministri tutje ka thënë përtej rindërtimit të objektit, do të kujdesen edhe për materialet e nevojshme arsimore për nxënësit shqiptarë.

Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë.

Lexo po ashtu:  Nacionalisti Vuçiq kërcënon Malin e Zi, Kosovën dhe Kroainë: Populli do ketë forcën të mbrojë Kishën. Nesër do ta bëjmë në Kosovë e Kroaci si para luftës së dytë botërore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *