Me kritika të ashpra është shoqëruar këtë të hënë mbledhja e komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, e cila në fokus kishte çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shumë eurodeputetë janë shprehur me kritika të ashpra drejt qeverisë, duke e etiketuar si vend të korruptuar, apo nën influencën e Turqisë.

Eurodeputeti Zimniok Berngard e ka cilësuar vendin si një ndër më të korruptuarit dhe se ai ka bindjen se Shqipëria nuk do të mund t’i implementojë reformat për hapjen e negociatave.

“Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar dhe me krim të organizuar të lartë”. Nuk jam i bindur se Shqipëria do t’i implementojë reformat e nevojshme për hapjen e negociatave”

Reporteri për Shqipërinë në PE, David Lege, u shpreh se qeverisja sillet mjaft ashpër me gazetarët, por shumë butë me trafikantët e drogës.

I ashpër ka qenë eurodeputeti francez Thierry Mariani, kur është shprehur se Shqipëria është nën influencën e Turqisë dhe se në gjykimin e tij, vendi nuk ka vokacion që të hyjë në BE.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi.

Lexo po ashtu:  Podgoricë, “tubim patriotik” me 50 mijë pjesëmarrës pas humbjes së Gjukanoviçit

Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë. Kur dëgjoj David Legën për korrupsionin, krimin në Shqipëri, pse lodhemi me Shqipërinë. Kemi nevojë për një marrëveshje, por Shqipëria nuk ka vokacion të hyjë në BE”

Një tjetër reportere, Isabel Santos, tha se reforma në drejtësi është ngadalësuar.

“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha ajo.

Ndërkohë eurodeputeti Gahler theksin e vuri tek një prej 15 kushteve të vëna nga BE për Shqipërinë, ajo për hetimin dhe dënimin e shit- blerjes së votës dhe krimeve të tjera zgjedhore.

”Nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”– tha Gahler.

Lexo po ashtu:  Rama në Këshillin e Evropës: Kosova me Shqipërinë, si shpirti me trupin

Eurodeputeti David McAllister, i cili ishte dhe nismëtari për diskutimin e sotën në Parlamentin Evropian për Shqipërinë ka thënë se janë të shqetësuar për metodat e prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Më lejoni të hap diskutimin me marrëveshjen e vështire mbi Reformën Zgjedhore mes partive politike në 5 qershor. Kolegë, Reforma Zgjedhore është një kusht kyç për hapjen e negociatave së bashku me implementimin e saj para zgjedhjeve të vitit 2021. Hapa të tjerë si funksionimi i Gjykatës së Larte dhe Gjykatës Kushtetuese. Një pjesë e mirë e jona këtu në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë u shqetësuan nga metoda e përdorur për prishjen e Teatrit Kombëtar në 17 maj. Kjo u kritikua si shkatërrim i trashëgimisë europiane, duke i dhënë një goditje tjetër dialogut dhe kompromosit mes palëve. Në ripërsërism thirrjen tonë që palët politike të punojnë bashkë dhe të lënë pas”

ANDREAS SHILE: Duhet të tejkalohet hendeku i thellë në shoqëri. Ky hendek u pa tek prishja e Teatrit. Duhet të instalohet një kulturë e re politike ku duhet të pranohet se opozita duhet të pranojë vendimet e mazhorancës dhe mazhoranca duhet të dëgjojë opozitën.

Lexo po ashtu:  Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

WAITZ TOMAS: Ne nuk jemi të lumtur për influecen e huaj në Ballkan, cilado qofshin ato: ruse, kineze etj. Shqipëria po ben më të mirën për të plotësuar kushtet. Problemi i minoriteteve nuk është vetëm juridik. Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë në terren për të qetësuar situatën.

ZIMNIOK BERNHARD: Ka patur pak përmirësime në luftën kundër korrupsionit, fjalët e bukura nuk po përkthehën në veprime. Ashtu si dhe ndaj krimit të organizuar. Marrëdhënia e Shqiperisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë për të ndërtuar Perandorinë e re Osmane. Në tregtinë e armëve dhe bashkëpunimin fetar. Kjo duhet të na shqetesojë. Nuk mendoj se Shqiperia mund të implementojë reformat tona. Duhet të ndërpresim paratë dhe të kuptojme se me Shqipërinë po sjellim probleme për BE-në.

ZOVSKO: Çështja e Teatrit pati jehonë ndërkombëtare, do doja të dinim me shumë për informacionet që vijnë rreth tenderave dhe planit për të ndërtuar në këtë zonë. Shqipëria ka marrë shumë fonde per rindërtimin, besoj se duhet të vëzhgojmë këtë procedurë me shumë vëmendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *