Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve” historiania Elena Kocaqis do të ndalet dhe në rolin e pellazgjishtes dhe të ilirishtes tek gjuhët indoevropiane. Sipas saj shumë fjalë sot nga shqipja gjenden në gjuhët indo-evropiane.

Ja cili është shpjegimi i saj:

Në periudhën antike Italia banohej nga pellazgo-shqiptarët. Shumë fjalë të saj shpjegohen sipas historianes, vetëm nga shqipja
Kështu latinishtja me foljen kam të shqipes të bashkuar me fjalë të tjera ka formuar qindra fjalë si kom-pres, kom-union etj. Me fjalën kret, kaptin, fe, dhe , le, para, prin e shumë të tjera latinishtja ka formuar mijëra fjalë. Edhe gjuhët latine spanjolle, franceze dhe portugeze kanë me shqipen fjalë që nuk i ka italishtja, që tregon se shqipja është nëna e këtyre gjuhëve dhe gjuha që kanë folur këta popuj në antikitet, vërtetohet dhe nga të dhënat historike që ka qenë pellazgjishtja. Në Ballkan rumanishtja ndan një fjalor të gjërë me shqipen që e kanë nga gjuha e përbashkët pasi Dakishten sot, vetëm shqipja mund ta përkthejë.
Gjuha shqipe ndodhet edhe tek gjuhët e tjera Evropiane si gjermanishtja që ka formuar shumë fjalë me shqipen. Folja ba apo be që tregon bërjen e veprimit ka formuar fjalë si be-grupen që do të thotë varros pra bej-gropen; bename- bëj emër apo nam, shprehen që do të thotë flas shprehem, kaput që është po kaput në shqip etj . Kështu edhe anglishtja që përveç fjalëve që ka të përbashkëta me shqipen nga italishtja ka edhe disa fjalë që nuk ndodhen tek italishtja? Ç’tregon kjo ? Çkërkon shqipja në Angli?

Lexo po ashtu:  Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit

Origjina prej pellazgjishtes janë trajtuar gjerësisht në libër ku jepet dhe shpjegimi i shumë fjalëve të gjuhës që sot flet Evropa me gjuhën shqipe të sotme.
Pra sipas historianes, shqipja ka qënë baza e krijimit të gjuhëve antike Evropiane dhe nga ajo edhe gjuhët moderne, kjo shihet qartë nga gjuha që këto kombe përdorin aktulisht dhe shpjegohen vetëm nga shqipja.

Shumë studiues seriozë evropianë e klasifikojnë shqipen si degën e parë dhe më të vjetër të gjuhëve indo-evropiane, por pjesa më e madhe e tyre nuk dinë shqip dhe për më tepër nuk i njohin dialektet e shqipes që janë një thesar që mund të ndihmojnë më shumë.

Një gjuhëtar shumë serioz mendon se gjuha shqipe është japetike. Japeti ishte një nga djemtë e Nohut dhe ai sot quhet babai i racës së bardhë. Pra me një fjalë shqipja mund të jetë edhe gjuha nënë e racës së bardhë, por mund të jetë edhe gjuha e vet Nohut. Pra deri tek i biri i Nohut disa studiues që nuk dinë fare shqip e kanë çuar, por nëse do kishte studime më serioze shqipja mund të jetë edhe gjuha e vet Nohut.
Nuk ka një gjuhë-indoevropiane, thekson historiania, por ka një gjuhë shqipe e cila ka dhënë si tek gjuhët Evropiane dhe tek gjuhët Aziatike si sanskritishtja dhe Iranishtja. Kjo shpjegohet me faktin se nga të dhënat e historianëve antikë deri në lumin Ind ka sunduar një popullsi e bardhë me prejardhje nga fiset japetike apo Pellazgo-Ilire e cila la fjalë nga shqipja në këto gjuhë. Fjalët që gjuhët Evropiane ndajnë me gjuhët Aziatike ndodhen të gjitha tek shqipja.

Lexo po ashtu:  Facebook është i dëmshëm për demokracinë njësoj si duhanpirja

Kjo tregon se shqipja u ka dhënë të të dy palëve, ajo është nëna e këtyre gjuhëve. Duke qënë se sa pak njihet shqipja dhe as që bëhet fjalë të njihen dialektet e saj, kjo nuk është vënë re nga historianët dhe gjuhëtarët ndoshta dhe me qellim. Duke nxjerrë teorira të tilla që janë më tepër teori politike sesa shkencore, pa studiuar shqipen, gjuhën më të vjetër të Evropës, atëherë mendoj se kemi të bëjmë me konkluzione të gabuara. Ajo që është më skandalozja në këtë mes është se gjuhëtarët shqiptarë çdo fjalë që shqipja e ka të përbashkët me gjuhët Evropiane dhe Aziatike e quajnë si huazim të shqipes, kur dihet që Pellazgët dhe Ilirët pasardhësit e të cilëve nga gjuha janë shqiptarët në antikitet, kanë dominuar Evropën dhe një pjesë të Azisë e Afrikës Veriore. Kjo është fatëkeqësia më e madhe e shkencës së gjuhësisë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *