Shqiptarët do të përfaqësohen në parlamentin e Serbisë nga 2 deputetë, e jo 4 sa ishte raportuar mbrëmë. Kështu pohon nga Beogradi, gazetari Idro Seferi.

Seferi ka publikuar në facebook disa të dhëna preliminare nga zgjedhjet e së dielës në Serbi, që sipas të cilave, Alternativa Demokratike Shqiptare ka siguruar 2 ulëse në parlamentin e Serbisë. Rrjedhimisht, shqiptarët e Serbisë kanë grumbulluar 0.90% të votave

Megjithatë, sipas Seferit ka mostra që nxjerrin gjasat që shqiptarët në Serbi të përfaqësohen në deri 3 ulëse në parlament, por 4 thotë se do të ishte befasi, duke përjashtuar si mundësi.

“Pra te dhenat zyrtare te Komisionit Qendrot te Zgjedhjeve apo Centralna Izborna Komisija jane keto pasi keta i kane me te dhena te konfirmuara. Sapo fola dhe me drejtorit e organizates CESID qe ne baze te mostrave dhe jo votave te sakta thone qe shqiptaret kane 3 deputet, por RIK ka nxjerre deri me tani keto te dhena ku ne 91% jane dy deputet ende.

Sic me tha edhe CESID do befasoheshin per 4. Por, duhet thene edhe nje gje qe perderisa te mos certifikohen zgjedhjet per pakicat dhe ne perqindje te imta eshte e veshtire te flitet sakt”, shkruan Idro Seferi në facebook.

Lexo po ashtu:  Përforcohet krahu lindor i NATO-s, fillon vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *