Shqipëria është populli me numrin më të madh “të injoratëve” sa i përket njohjes mirë dhe shumë mirë të gjuhës angleze, tregon harta e përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI.

E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë dhe gjithsej qytetarët që e flasin dhe njohin atë arrijnë në numrin 840 milionë.

Më poshtë pjesë nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI.

Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë. Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv. Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze, ose siç emërtohet “injorantë’ në gjuhën angleze.

Lexo po ashtu:  Kush janë më të zgjuar macet apo qentë? Shkencëtarët japin përgjigje

Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45); Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77); Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37).

Duke lënë mënjanë hegjemoninë gjuhësore, anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *