Në Tuz sot (e diel) janë mbajtur zgjedhjet lokale, në të cilat, sipas mediave në Mal të Zi, ka fituar bindshëm “Forumi Shqiptar” (Alternativa Shqiptare – Aleanca Demokratike e Shqiptarëve – Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve).

Siç raportojnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, “Forumi Shqipta” do të ketë të paktën 18 mandate dhe një shumicë absolute.

Kështu, Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka thënë për portalin RTCG se kanë fituar bindshëm zgjedhjet në Tuzi dhe se do të kenë të paktën 18 mandate dhe një shumicë.

Ai ka theksuar se në atë aleancë janë shumë të kënaqur me rezultatet.

Ndryshe, vënë në pah mediat në Mal të Zi, në zgjedhjet e sotme morën pjesë katër koalicione dhe tri parti politike dhe të drejtë vote kanë pasur 12.387 qytetarë që kanë votuar në 30 qendra votimi.

Lexo po ashtu:  Zbuloni si funksionojnë shenjat e horoskopit dhe cilat janë prioritetet e tyre?!

Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.

Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *