Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Sipas gazetës malazeze Vijesti, koalicioni shqiptar “Malësia na bashkon” ka fituar rreth 50 për qind (3682 vota) të votave të numëruara deri tani.

DPS jozyrtarisht fitoi 2490 vota, përkatësisht 31 për qind, partia boshnjake 960, ose 12 për qind të votave.

Socialdemokratët fituan 359 vota, 4.59% të votave, demokratët 236 dhe 3%, ndërsa SNP fitoi respektivisht 86 vota dhe 1%.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët.

“Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më të plotë se kam pasur se sot. Është një energji është një entuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar janë bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tonë dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëm një komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qe kemi”, tha ai. 

Lexo po ashtu:  Në përkujtim të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve sonte ndizen qirinj nëpër ballkone

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *