Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e 43-të të këtij vendi që do të drejtohet nga kreuk i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç. Në favor të qeversië votuan 45 deputetë, ndërsa kundër vetëm 3 deputetë. Partitë pro-serbe nuk moirën pjesë në votim. Përpara votimit Abazoviç tha se është krenar për punën që ka bërë si zv.kryeministër një 1 vit e gjysmë.

“Do të përsërisja shumicën e lëvizjeve të mia, po të isha në të njëjtën situatë. Ne morëm vendime të vështira” – tha Abazovic që shtoi se zgjedhjet e 30 gushtit 2020 janë një datë shumë e rëndësishme pasi vota në Mal të Zi vlen diçka dhe se ndryshimi i qeverisë nuk është makth.

“Unë jam munduar të negocioj me të gjithë, vetëm Mali i Zi Demokratik nuk ka dashur të negociojë. Pse e bëmë këtë? Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet, por ky vend nuk është gati për zgjedhje, sepse do të shpenzonte burime dhe do të hynte në një krizë më të thellë politike” – tha Abazoviç. Në qeverinë e tij me 18 ministra, 2 do të jenë shqiptarë.

Lexo po ashtu:  Mediet serbe zbulojnë se çka përmban Ahtisari plus-plus, kjo u takon serbëve, e kjo shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *