Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili në 2018 bëri bujë për shkak të rritjes prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, kërkon të lirohet nga burgu me pretendimin se mund të ndihmojë në përgatitjen e ilacit kundër koronavirusit.

37 vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaci të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilul në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.

Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma,” një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në 2015.

Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin” nga e cila Shkreli ishte shkarkuar

Në document ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Thënie nga Gianni Rodari, Bertrand Russell dhe Sami Frashëri!

Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilacin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.

Kush është Martin Shkreli

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike që kishte themeluar vite përpara “Turingut”. Në fund ai u dënua për mashtrim investitorësh, duke u dërguar atyre deklarata të rreme mbi llogaritë bankare, fshehje të humbjeve në shuma të mëdha si dhe për makinacione lidhur me çmimin e aksioneve të kompanisë farmaceutike, “Retrophin Inc”. Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7 milionë dollarësh. (Pjesa e fundit e shkrimit është marrë nga Zeri Amerikës)

Lexo po ashtu:  Reagon Kurti në lidhje me dënimin e dëshmitarit në rastin Dehari: Kë po fal presidenti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *